‘Bosat’ e Shkodrës/ Sekuestrimi i tre milionë eurove pasuri, kush janë katër të arrestuarit (emrat)

Pas sekuestrimit të tre milionë eurove pasuri, që kishin si burim financiar aktivitetet kriminale, janë zbuluar emrat e poseduesve të tyre.

Bëhet fjalë për shtetasit Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim Eçi si dhe Armando Duçaj të cilët janë arrestuar në Danimarkë më 26 qershor të këtij viti.

Kjo është hera e dytë që atyre iu sekuestrohen pasuritë, pasi një pjesë e saj u bllokua më 26 qershor, por që ishin në emër të familjarëve të tyre.

Këta persona akuzohen për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe të gjitha të ardhurat nga aktivitetet kriminale i investonin në Shqipëri.

Ata akuzohen se kanë trafikuar një sasi prej 1 650 kg kokainë dhe heroinë në shtatë vende të ndryshme të Europës.

PASURITË E SEKUESTRUARA

-Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;

-10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës;

-1 apartament banimi në Shkodër (në pronësi të kunatit të Jetmir Kastratit)

-14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

-Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.

-Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarëve të tyre./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne