Bota duhet të mbështesë planin e Turqisë për Sirinë verilindore

Fahrettin Altun

Gjatë një telefonate ditën e shtunë me presidentin Recep Tayyip Erdogan, Trump ra dakord me transferimin e udhëheqësisë së fushatës kundër Shtetit Islamik në Turqi. Ushtria Turke, së bashku me ushtrinë e lirë siriane së shpejti do të kalojnë kufirin siriano-turk.

George Washington ka thënë se Amerika duhet “të heqë dorë nga aleancat e përhershme.” Zyrtarët amerikanë kanë thënë për vite me radhë se partneriteti i tyre me organizatën terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, Njësia e Mbrojtjes së Popullit(YPG) kundër Shtetit Islamit kanë qenë “taktika”. Vendimi i fundit i Trump e reflekton këtë këndvështrim.

Turqia, sikurse Shtetet e Bashkuara, nuk kalon kufijtë në kërkim të shkatërrimit të monstrave. Por kur monstrat përpiqen të rrëzojnë dyert tona dhe t’u bëjnë keq qytetarëve tanë, atëherë ne duhet të reagojmë. Të dërgosh në luftë gra dhe burra të rinj nuk është asnjëherë një vendim i lehtë. Ashtu sic themeluesi i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, ka thënë dikur: “Lufta është vrastare, përvecse atëherë kur jeta e një kombi është në rrezik”.

Për fat të keq ne sot jemi pikërisht në një situatë të tillë.

Turqia nuk ka asnjë ambicie tjetër në Sirinë verilindore, përveç neutralizimin e një kërcënimi të gjatë kundër qytetarëve turq dhe clirimin e popullit vendas nga zgjedha e banditëve të armatosur.

Duke pësuar dhjetëra viktima në sulmet e Shtetit Islamik, Turqia ishte vendi i parë që vendosi forcat luftarake për të luftuar terroristët në Siri. Vendi ynë ka ndihmuar gjithashtu ushtrinë e lirë siriane të mbajë pas hekurave mijëra ushtarë të Shtetit Islamik për vite me radhë. Ne na intereson të ruajmë atë që Shtetet e Bashkuara kanë arritur, dhe të sigurojmë se historia nuk do të përsëritet.

Mbetet për t’u parë nëse ushtarët e YPG-së do të bien dakord të ndryshojnë në fushatën e lidershipit. Në fakt, ata kanë 2 mundësi: Në qoftë se ata janë tmerrësisht të interesuar të luftojnë Shtetin Islamik, ata mund të ikin pa e menduar dy here, ose ata mund të dëgjojnë komandot e tyre të cilët thonë se do të luftojnë forcat turke—në këtë rast ne nuk do të kemi zgjedhje tjetër përvec se të përpiqemi të ndalojmë ata së ndërpreri përpjekjet tona kundër Shtetit Islamik. Këshilltarët e ushtarakëve amerikanë, të cilët kanë qenë në terren për vite me radhë, meritojnë të kthehen në shtëpi. Vendasit, shumë prej të cilëve u detyruan të internohen kur YPG mori pushtetin, të kthehen në tokat e të parëve të tyre. Zona e sigurt e propozuar i leverdis Europës sepse do të adresojë problemin e dhunës dhe instabilitetit në Siri—shkaqet themeltare të imigracionit ilegal dhe radikalizimit. Së fundmi, plani ndihmon Turqinë të strehojë njerëz të pafajshëm nga organizata terroriste. Erdogan zbuloi detajet e planit “zona e sigurtë” të Turqisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajine kaluar.

Turqia vlerëson se deri në 2 milion refugjatë sirianë do të jetojnë me vullnet të lirë në një zonë të sigurt prej 20 milje që përfshin zonen nga lumi Eufrat në kufirin Siri-Irak. Nëse kufiri jugor i zonës së sigurt arrin vijën Deir ez Zor-Raqqa, ai numër mund të arrijë në 3 milion, përfshirë refugjatët që janë aktualisht në Evropë.

Turqia do të vijojë sipas përvojave të kaluara në Sirinë veriore për t’i ruajtur të qëndrueshme zonat e sigurta. Ne besojmë se njerëzit sirianë janë më së miri të pajisur për të qeverisur nëpërmjet Këshillëve lokale të zgjedhur. Është e rëndësishme të mbështesim dhe të japim përfaqësim politik lokal në mënyrë që të parandalohet rishfaqja e Shtetit Islamik në Sirinë verilindore. Në zonat me shumicë kurde, Turqia po mbikëqyr krijimin e trupave lokal qeverisës me mazhorancë kurde. E njëjta gjë do të ndodhë me pjesët kryesisht në Sirinë verilindore. Objektivi ynë është të plotësojmë ato me infrastrukturë ndërkombëtare, investim për shkolla, spitale dhe shtëpi.

Amerika e ka mbajtur barrën e fushatës kundër Shtetit Islamik për kaq gjatë. Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, është e gatshme dhe ka mundësi të marrë drejtimin e të cojë në vend procesin e dërgimit të miliona refugjatëve në Siri. Në këto rrethana kritike, komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë përpjekjet rindërtuese dhe stabilizuese të Turqisë.

Burimi: Washington post/ shenja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne