Bota i merr nga Kina, kurse Kina i merr nga Turqia

Një kompani, që e ushtron aktivitetin e saj në provincën Sivas të Turqisë, në fabrikën e re që ka ngritur në një sipërfaqe të mbyllur 6.000 metra katrorë prodhon boshte me gunga të cilësisë industriale 4.0, që përdoren në automobilë. Në këtë fabrikë janë të punësuar rreth 1.100 vetë.

Boshtet me gunga, të cilët prodhohen me robotë me teknologji të përparuar, kanë nisur të eksportohen edhe në Kinë, vendi me ekonominë më të madhe sot në botë.

Sipas një kontrate, që ka lidhur me firmën automobilistike “Volvo”, kompania turke do të dërgojë në vit në Kinë 350.000 boshte me gunga (boshte ekscentrikë). (marrë nga gazeta “Star”)/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne