Opinion

BOTA KA HYRË NË LUFTË!

Savash Veliu

Me këtë analiz do shpërfaqim gjendjen e sotme të botës e cila veç është zhytur në Luftë Botërore ndryshe nga Luftërat e zakonta të barotit që filloi me Plandeminë famoze e të vijoj me Luftën e Ukrainës që erdhi si pasoj e rrënimit të Sistemit Kapitalist sikur në vitet e ’90-ta kur u shemb Sistemi Sovjeto-Komunist dhe Bota kështu u fut në krizë e kaos Ekonomik dhe Energjetik duke shkretuar venbanime të tërra të nxitura me migrime [sot ikja e rinisë shkaku varfërisë dhe papunësisë] me deportime të popujve të tërra nga vendlindjet e tyre me rritje artificiale të inflacioneve, me skamje, me reduktim të ushqimit themelor e tjera probleme sociale që priten të thellohen edhe mē shumë se kaq derisa Bossat e Armëve vetëm bëjnë trysni politike duke përhapur panik me një luftë të madhe në Evropë për të shitur sa më shumë armë shkatërruese… Tani të gjithë blejnë armë për shkak të agresionit rus të cilën e kryeson Evropa…!

A është Hitler i kohēs së sotme presidenti Putin apo Biden që duhet të rrënojnë Ukrainën siç bënë në Luftën e Dytë Botërore kur Anglia nxiti nazi gjermanët për shkatërrimin e Evropës rol qē bën sot NATO… !???

Turqia një gjë e dinte sigurt se Luftërat e së ardhmes do të bëhen artificialisht për rivendosjen e rendit të ri sionist, prandaj ajo nxitoi azhurmshëm të zhvilloj industrinë e mbrojtjes së kryesuar në dy fusha strategjike duke investuar shuma maramendëse në zhvillimin e Sistemeve të Luftēs Elektronike dhe të Sistemeve të Armëve Paekuipazh (PAPILOT) duke arritur të bëhet në këta dy fusha strategjike të luftës moderne Numër Një nē Botë.

Rusia me Luftën në Ukrainë nuk e ka më atë Fuqi të boshtit të ndikimit nē Ballkanin Perëndimor, andajTurqia e morri situatën në dorë dhe i kërcënoi Vuçiç dhe Dodik të qëndrojnë larg çdo avanture i cili do ti shpiente ato drejt katastrofës së Shteteve gjenocidiale që do rezultonte me kapitullim ushtarak, një leksion që u morrë seriozisht nga dy palët rusofile… pra, kjo tregon se Rusia po humb ndikimin në Ballkan. Dhe Putini si thikë pas shpine e njohu Kosovën, ia bëri të ditur Serbisë se këtu s’mund të llogarisë në të sepse ai kërkoi nga Baskimi Ndërkombëtar të njohin provincat Donbas dhe Luhansk në këmbim të njohjes së Kosovës, një akt që frustroi tejmase rusofilët serb si Vuçiç dhe Dodik!

Duke iu referuar faktit se Kosova është shtet i pavarur dhe i konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, presidenti rus Vladimir Putin para së gjithash ka dashur t’i arsyetojë pretendimet e tij kundër Donetskut dhe Luhanskut, por në të njëjtën kohë t’ia bëjë të ditur Serbisë se Rusia nuk e mbështet kur është fjala për Kosovën. Po në anën tjetër Putin ‘’Çmendet’ shkaku se Turqia, tani është më e Fortë se Rusia, sepse Lufta në Ukrainë i ndryshon ekuilibrat Ankara-Moskë!

Turqia kohëve të fundit me të madhe vepron në Shqipëri përmes së cilës po e godet gangrenën FETO që vepron nga Shqipëria në Kosovë, Bosnje dhe në Sanxhak. Tirana si qendër e fortesës Gyleniste prej nga godet Turqia çerdhet e tyre vepruese të cilët veç i humbin një nga një kalatë e ndikimit në Ballkan!

Sipas situatës së çfaqur në terrenin ballkanik roli gjeopolitik dhe gjeostrategjik të këtyre ditëve TURQİA kërkon nga Forcat e stacionuara si paqëruajtës nē Bosnje ‘EUFOR’ si pjesmarrës në këtë mission të merr përsipër missionin duke ua paguar shumën prej 45 milion euro që forcat evropiane të largohen nga Bosnja të stacionuar me 3500 forca ushtarake ato të zëvendësohen me forcat turke. Ky atak turk tregon sa është forcuar Turqia e cila atakon çdo pëllëmbë toke atje ku ishin kufijt e ish perandorisë osmane duke u zgjeruar gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht në saje të dobësimit të Rusisë dhe të Evropës shkaku Luftës së Ukrainës që më së shumti i godet dy palët në fjalë… Në anën tjetër edhe Zelenskiy thekson se: Turqia shfaq dëshirën të jetë lider midis shteteve që duan të jenë ndërmjetës me Rusinë për arritjen e paqes së qëndrueshme nē Ukrainë me rajonin e Detit të Zi dhe Mesdheut ku direkt Turqia ushtron trysni ndaj forcave Amerikane, Franceze, Britanikve dhe Rusëve duke e vënduar Mandatin e saj mbi Mesdheun Lindor, përndryshe e emëruar ‘’Mavi Vatan’’ [Atdheu Blu].!  

Analistët politik pyesin çfarë po ndodh në Egje që Turqia ka nxjerrur Flotën detare me ate Ajroren me 11.000 mijë ushtarë nē një stervitje të madhe pērball Greqisë që është mesazh indirekt ndaj të lartpërmendurve se Turqia është serioz në këtë çështje detare sepse e ka arritur forcën goditëse në tokë, deti dhe në ajër ku paralelisht demonstron forcën e saj ushtarake edhe me operacionin ‘’Kthetra’’ në veriun irakian ku përfshihen të gjitha gjinitë Tokësore dhe Ajërore operacion të cilën mund ta bëj vetëm SHBA-ja, por sot edhe Turqia.!   

Sipas mediave flitet se; Bota do të ndahet në 4 superfuqi Botërore dhe Botën Islame do ta udhëheq me Rendin e ri botëror Turqia më vitin 2023.  

Botën Krishtere do ta udhëheq Rusia. Pra, Bota Perendimore këtë frikë e ka dhe prandaj Rusis ia ndezën luftën me sllavët ortodoks të shkatërrohen e të mos bëhen udhëheqës të Botës Krishtere por, Rusia me gjithë vështirësit që i ka nga perendimi sërish ka gjasa të arrij qëllimin.

Kurse Sionizmi do ta ketë qendrën në Kinë dhe nga aty do të udhëheqin Sionistët Botën bashkë me Botën Budiste.  

Mendimi im është se me Luftën në Ukrainë Bota Perëndimore tenton të ndaj Evropën Krishtere në dy Blloqe prej nga në mes të kërthizës së Evropës do të nxit sikur në mesjetën e errët Luftë mes Katolikëve dhe Ortodoksëve kurse Muslimanët ti shfrytzojnë vetëm si glladijatorë të tyre mes dy palëve krishter, një plan të cilën Turqia e Erdoganit tenton t’ua prish duke e tërhequr botën muslimane larg këtyre dy blloqeve djallëzore duke i lënë nëse e do nevoja të përplasen mes veti. Por sërish Erdogan, për luftën në Ukrainë mundohet që Pika e zgjidhjes të jetë Turqia e cila don të largoj një Luftë të përgjakshme në Evropë prandaj u bënë thirrje dy palëve në konflikt të rikthehen në tavolinë si shpëtim i vetëm nga shkatërrimi i Evropës dhe i Rusisë!   

Ja pra, kjo është plani i Evropës dhe i Vatikanit të deshifruara aplla të çfaqur para syve tanë si projekt i errët përse i nxitë trushpërlarët me emër muslimanë [po edhe shqiptarët që bëhen më katolik se Papa] të shajnë islamin si peng të katolikocentrizmit si inferior të reshtohen pranë katolikëve superior si mish për top karshi ortodoksëve. Në vend të luftojnë në rradhët e vëllezërve musliman për kauzën islame ato mbajnë tarafe mes dy krishterëve pikërisht këtë e lufton Turqia me strategjitë e saja diplomatike dhe të krijoj aleancën muslimane të pavarur!  

Andaj Erdogani rinisi normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Emiratët, Sauditët ku pritet takimi edhe me Egjiptin, Kuvajtin, Bahrejnin e tjera shtete arabe duke futur edhe Israelin këtij grupi të cilët pas tërheqjes amerikane nga Lindja e Mesme mbetën të braktisura në mejdan sepse me operacionet goditëse në Irak dhe Siri arriti Turqia tua shkatërroi grupet terroriste perëndimore si; ISIS – PKK – SDF të fabrikuara enkas për krijiimin e ‘Israelit të Madh’, një plan që dështoi falë Turqisë. Tani këta shtete të azdisura u gjetën të pasigurta para ekspanisionizmit shiito-pers dhe si vendstrehim të fundit ata gjetën Turqinë si ombrella mbrojtëse e ish popujve të perandorisë osmane. Dhe kështu tentohet të formohet Blloku Musliman pa nevoj për dy blloqet krishtere duke i ndërlidhur ato edhe me Botën Turke që me hapa të matura largohet nga ndikimi Rus pasi dobësohet nga lufta në Ukrainë. Pra. Uniteti Islam është obligim dhe domosdoshmëri fetare në përballjen me sfida të mëdha që paraqiten në periudha të ndryshme.

Dmth, Israeli ka qenë i kërcënuar pothuajse që nga krijimi i shtetit. Deri më tani, me gjithë konfliktet e shumta, falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, ata kanë dalë fitimtarë nga shtypja. Sot situata është më komplekse. Shoqëritë perëndimore nuk e shikojnë më në mënyrë jokritike Israelin. Ka pakënaqësi në rritje për shkak të politikës thuajse të aparteidit të arabëve, shkatërrimit të shtëpive të tyre dhe marrjes së tokave për vendbanime hebreje. Për më tepër, radikalizmi po rritet në të gjitha shtetet arabe. Me gati 9 milionë banorë, Israeli është i rrethuar nga mbi 100 milionë fqinjë armiqësorë dhe tani israelitët shpresojnë të shpërngulen në shtetin e dytë në Ukrainën e pasluftës në pjesën jugore me kryeqytetin Odessa!

Shtypi francez sot thotë: “Turqit kanë potencialin të rekrutojnë kur të duan miliona ushtarë luftëtarë të huaj nga të gjitha vendet arabe në çdo kohë që duan. Tani, a e dini se Turqia i ka arritur të gjitha këto suksese në Siri dhe Libi pa përdorur ushtarët e vet!?

Edhe potenciali i fuqisë ushtarake që doli nga 4 shtete ishte i mjaftueshëm për të eliminuar mundësinë e një Lufte të 3-të Botërore duke zbuluar vetëm 4 prej tyre (Turqi – Azerbajxhan – Katar – Pakistan)… Nuk ka nevojë të përfshihet pjesa tjetër në lojë. Pas disfatës së Amerikës dhe Rusisë, shpresa e fundit e Sionizmit, është Kina. Mirëpo Kina është e vetëdishëm se me Turqinë nuk janë vetëm 3 shtete siç janë Pakistani, Katari dhe Azerbajxhani, por edhe disa shtete arabe dhe krishtere. Kjo është shok për Amerikën dhe Kinën.

Tani Turqia ka një detyrë të rëndësishme për të sjellë Rendin e Ri turko-arab në botë me D-8 e cila duhet të ngritet në D-20 si alternativa e G-20’es perëndimore, për të krijuar një sistem të ri energjetik, i cili është thelbësor për shpëtimin e planetit tonë dhe për ta bërë atë të jetueshëm për fëmijët tanë dhe gjithë njerëzimin mbarë… shpresojmë!