Bota

Bota ka ndryshuar polarizimin

Çelik tha se BE ka hyrë në turbulencë botërore dhe se duhet të bashkëpunojë me Turqinë për ruajtjen e stabilitetit dhe mirëqenies në botë pa u dëmtuar.

Ministri i Çështjeve të BE-së, Omer Çelik bëri të ditur se bota është duke kaluar nëpër një periudhë ku ndryshon polarizimi i botës.

Duke vënë në dukje se nga deklaratat e bëra nga liderët botëror kohëve të fundit nënkuptohet se bota është duke u shndërruar në një vend krejtësisht tjetër, ministri Çelik tha: “Presidenti i Kinës, Xi Jinping bën fjalë për tregtinë e lirë dhe globalizim, ndërkaq Presidenti i ShBA-së, Donald Trump flet për proteksionizëm. Jemi duke kaluar nëpër një periudhë kur bota kapërcen nëpër ndryshimin e polarizimit. Vazhdojnë polemikat mes Presidentit të ShBA-së dhe Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau të filluara pas samitit të G-7 të mbajtur në Kanada. Deklarata e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ishte e çuditshme. Mbrojtja e vlerave në një botë ku janë tronditur të gjitha aleancat dhe po formohen aleanca të reja është e domosdoshme si asnjëherë më parë”.

Çelik tha se BE ka hyrë në turbulencë botërore dhe se duhet të bashkëpunojë me Turqinë për ruajtjen e stabilitetit dhe mirëqenies në botë pa u dëmtuar.

“Sot Evropa nuk po jeton brenda një ene. Zhvillimet në Siri, Irak, Afganistan ndikojnë drejtpërdrejtë në Evropë”, bëri të ditur ministri Çelik, ndërsa shtoi se “Zhvillimet në fushën e energjisë, politikës, lufta kundër DAESH-it, rritja e së djathtës ekstreme. Kur i mbledhim të gjitha këto Turqia dhe BE-ja do të duhen të ndërthuren me njëra-tjetrën”.

Çelik gjithashtu tha se me samitin e mbajtur më 26 mars në Varna të Bullgarisë është bërë një rifillim në marrëdhëniet Turqi-BE, ndërsa shtoi se “Turqia dhe Evropa kanë marrëdhënie strukturore që nuk mund të shkëputen. Ne ju kemi thënë se nuk do të pranojmë propozime të tilla si partneritet i privilegjuar. Disa aktorë, të cilët përfaqësojnë errësimin e mendjes, e bënë prapë këtë propozim para pak kohësh. Por, kjo nuk u mor seriozisht. Këtu Turqia nuk është në pozitën e një vendi që pret bujari nga pala e kundërt”.

“Ne kemi përgatitur një hartë rrugore për mbajtjen e një mbledhje gjithëpërfshirëse në lidhje me 7 kriteret e mbetura për anëtarësim të Turqisë në BE dhe këtë ia përcollëm palës së kundërt. Aktualisht nuk ka asnjë arsye që të mos pranohet kjo, por kohëve të fundit edhe çështjet më teknike janë duke u gjykuar në kllapa politike. Në qoftë se e bëjnë këtë atëherë ky proces do të zgjas edhe më shumë”, shtoi në mes tjerash ministri Çelik./ trt

OPINIONE