Bota përkujton 64 vjetorin e grusht shtetit Iranian të sponsorizuar nga Perëndimit

Nga ANDREW VLTCHEK

Pas Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi kishte një problem madhor në duart e veta: tre vendet më të populluara myslimane në Tokë – Egjipti, Irani dhe Indonezia – po lëviznin qartë në një drejtim të njëjtë, duke iu bashkuar grupit të kombeve patriotike, paqësore dhe tolerante. Ata ishin thellësisht të shqetësuar për mirëqenien e qytetarëve të tyre, dhe në asnjë mënyrë nuk ishin të dakord për të lejuar fuqitë kolonialiste të huaja për të plaçkitur burimet e tyre, ose të skllavërojne popujt e tyre.

Në 1950, bota po ndryshonte me shpejtësite madhe, dhe  kishte nje shpresë te madhe se vendet që ishin të shtypura dhe grabitura për dekada dhe shekuj së pari nga evropianet dhe më vonë nga  Amerikanët për ineresat e tyre tregare dhe gjeopolitike, se fundmi po thyenin prangat e tyre dhe do qëndronin me krenari në këmbët e veta.

Disa vende komuniste në Evropën Lindore, por edhe Kina e re e sapo cliruar, në mënyrë aktive po ndihmonin me të shpejtë procesin e de-kolonizimit në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Këto zhvillime kanë qenë fiks ato që Perëndimi në përgjithësi, Britania e Madhe dhe SHBA në veçanti, nuk ishin dakord apo të gatshëm për ti pranuar. Besimi i vjeter në një fare menyre, e drejta e trashëguar për të kolonizuar, vjedhur dhe për të kontrolluar të gjithë botën me ngjyre, ish  gdhendur thellë në psikikën e pushtetarëve si në Evropë ashtu dhe ne Amerikën e Veriut.

Islami paqësore, tolerant dhe orientim social i tij u paneparë si një kërcënim të jashtëzakonshëm, të paktën në Londër, Uashington, dhe Paris. Kjo situate  duhej ndalur, madje edhe të shkatërrohej – me vendosmëri dhe me të gjitha mjetet në dispozicion. Vetëm  vehabizmi i aprovuar qe me pare, i cili ka qenë bashkëpunues me Perëndimin që nga fillimi, pjesërisht i prodhuar nga Perandoria Britanike, u veçua dhe lejua të  lulëzonte me sukses.

***

Irani bie i pari, viti 1953.

Në fakt, ai nuk u shemb; ai u shkatërrua brutalisht.

Sipas logjikës së Perandorisë, Irani duhej nxjerre nga shinat dhe shkatërruar, në mënyrë për të parandaluar të ashtuquajturin “efekt domino”.

Ashtu siç është shkruar nga Irfan Ahmedi, profesor i Antropologjisë Politike në Universitetin Katolik të Australisë, Melburn dhe autor i “islamizmit dhe Demokracise në Indi”:

“… Teatri madhor i shdemokratizimit ishte Irani,  qeveria e zgjedhur e të cilit u përmbys, në vitin 1953, nga një aleancë Amerikano-Angleze. Mohammad Mosaddeq ishte kryeministër i zgjedhur i Iranit. Ai gezoi miratimin e parlamentit Iranianpër programin e tij  te shtetëzimit. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ka organizuar një grusht shteti të udhëhequr nga CIA për të përjashtuar Mosaddikun – për shkak se Irani ka refuzuar të bëjë lëshime të naftës në Perëndim. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Britania e Madhe kishte marrë kontrollin e Iranit për të parandaluar naftën qe ti kalonte  të aleatit të tij, Bashkimit Sovjetik. Përmes kompanisë anglo-iraniane të naftës, në Mbretërinë e Bashkuar, vashdimi  për të kontrolluar naftën e Iranit vashdoi edhe pasluftës. Mosaddiku i arsimuar me arsim francez  ishte shumë kritik ndaj Iranit qe burimet e tij te thaheshin nga perëndimi. Menjëherë pas u zgjodh si kryeministër në mars të vitit 1951, Mosaddeq dhe aleanca e tij Fronti Kombëtar lëvizi për të shtetëzuar naftën iraniane dhe la  jashtë kontrollit të huaj, fushat e naftës. Një e tillë ishte rafineria Abadan, atëherë më e madhja në botë. Britania e Madhe u kundërpërgjigj duke imponuar sanksione ekonomike, te mbështetura edhe nga prania e saj e madhe detare në rajon. Mosaddeq, megjithatë, ishte i paperkulur; popullariteti i tij vetem se u  rrit në mesin e popullit iranian. Të ballafaquar me rezistencën e  Mosaddikut, aleanca Amerikano-Angleze organizoi një grusht shteti për të hedhur qeverinë e Mosaddikut. ”

***

Franca, Britania e Madhe dhe Izraeli e sulmuan atë, në vitin 1956, gjatë të ashtequajtures “Krizat e kanalit te Suezit”. Edhe pse pushtimi përfundimisht përfundoi dhe kanal qëndroi në duart e Egjiptit, vendi nuk u shërua plotësisht.Pati sulme të tjera izraelite si dhe pushtime, dhe pasi Presidenti Xhemal Abdel Nasser ndërroi jetë në vitin 1970, përzierja në punët e brendshme të Egjiptit nga vendet perëndimore vashdoi. Gradualisht, Egjipti u kthye në një shtet klient i varfër.

Në Indonezi, një President progresiv dhe fetarisht tolerant si Ahmed Sukarno u hoq nga froni më shumë se një dekadë pas Mohammad Mosaddikut te Iranit. Grushti i shtetit u zhvillua në vitin 1965, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara.  1 deri ne  3 milion njerëz u masakruan brutalisht.

“Mëkatet kryesore te Sukarnos, të paktën në sytë e Perandorisë Perëndimore, perbeheshin  nga krahu i fortë majtist, qëndrimet patriotike, te cilat  përfshinin shtetëzimin e pothuajse të gjitha burimeve natyrore. Sukarno ishte po ashtu dhe një nga etërit themelues të lëvizjes jo te nje linje.

Nga fundi i viteve 1960, socializmi në vendet myslimane ishin shkatërruar pothuajse tërësisht. Epoka e errët e bashkëpunimit, veçanërisht në rajonin e gjirit persik hyri.

Grushti i shtetit i vitit 1953 në Iran u përsërit më pas në pjesë të ndryshme të botës, madje larg edhe ne  Amerikën Latine.

Për vite të tëra nuk ka qene qenë sekret se SHBA dhe Britania e Madhe planifikuan dhe ekzekutuan këtë ngjarje vdekjeprurëse.

Në artikullin e saj, CIA pranon rolin në grushtin e shtetit iranian te vitit 1953, i publikuar më 19 gusht 2013, The Guardian raportoi:

“CIA pranoi publikisht për herë të parë se ishte ajo prapa   grushtit famekeq te shtetit  kundër kryeministrit zgjedhur në mënyrë demokratike Mohammad Mosaddeq, në dokumente po ashtu  tregohet  se si qeveria britanike u përpoq për të bllokuar lirimin e informacionit në lidhje me përfshirjen e saj në përmbysjen e tij.

Në 60 vjetorin e ngjarjes shpesh kerkuar edhe nga iranianët si dëshmi e ndërhyrjes perëndimore, arkivi sigurisë kombëtare amerikane në Universitetin George Washington botoi një seri të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s.

“Grushtit ushtarak që përmbysi kabinetin e Mosaddikut  dhe Frontin e tij  Kombëtar u krye nën drejtimin e CIA-s, si një akt i politikës së jashtme Amerikane, konceptuar dhe aprovuar në nivelet më të larta të qeverisjes”, thuhet në një seksion të brendshëm të CIA-s i titulluar “Beteja per iranin”. ”

Keto dokumente te Departamentit Amerikan te Shtetit te deklasifikuara si “TEPËR SEKRETE” te vitit 1952,gjithashtu tregojne qartë oreksin e madh të Britanisë së Madhe për të kryer grusht shtetin në Iran:

“Subjekti: Propozim per te organizuar një grusht shteti në Iran

Problemi:

“Zyra e jashtme britanike na ka informuar se do të hidhen në përpjekje për të  sjelle një grusht shteti në Iran, duke zëvendësuar qeverinë e  Mosadiut me  një e cila  do të jenë më e besueshme”, në qoftë se qeveria amerikane biedakord për të bashkëpunuar…”

Edhe pse qeveria e SHBA ishte fillimisht në mëdyshje në lidhje me mbështetjen nga Britania e Madhe në planifikimin për të rrëzuar kryeministrin Mohammad Mosadeq, ajo së shpejti ndryshon mendje dhe lejon CIA për komplotin dhe kryerjen e grusht shtetit.

Ajo që pasoi ishte nj sundim 26 vjecar i padrejtë dhe  brutal i Shah Reza Pahlavi, si dhe  kontroll nga  Amerika dhe Britania mbi burimet e mëdha natyrore të Iranit.

Me pak fjale: Perëndimi kreu një eksperiment në qeverine e Iranit dhe mbi popullin e saj: se si do të reagojë vendi në një gjakderdhje, për përmbysjen e liderit të saj popullor si dhe për vjedhjen e burimeve të veta?

***

Ashtu siç bëri për shekuj me radhë, Mbretëria e Bashkuar edhe kete radhe ‘shënoi’: saktë si dhe parshikoi se ajo eshte ne  gjendje për tu larguar nga vrasjet me marifete. Ajo arriti të bindë pasardhësin e saj Shtetet e Bashkuara, që te paguajnë krime të mëdha ndërkombëtare, për aq kohë sa ata janë të angazhuar ne te tilla pafytyrësi .

Amerika i industrializoi këto krime, ashtu siç më herët bëri me prodhimin edhe te makinave ose radiove. Krimet u prodhuan në masë. Qeveri te’papërshtatshme’ njera pas tjetres u përmbysen, u shkatërruaran; në të gjithë botën: Kongo, Republika Dominikane, Guatemala, Kili, Brazili, Indonezia, Vietnami … Krimet u grumbulluan dhe ende vashdojne te jene aty.

Viti 1953 në Iran shënoi fillimin e një “kapitull të ri” në historinë e botës – një kapitull i tmerrshem dhe brutal.

Populli iranian dhe udhëheqja iraniane janë të vetëdijshëm për këtë. Vendi që vuajti aq shumë, vendi i cili ka humbur qindra e mijëra bij të tij dhe të bija nga imperializmit perëndimor, lojërat gjeopolitike si dhe nga lakmia lakuriqe, tani është në këmbë i ngritur dhe i fortë, i gatshëm per te mos u dorëzuar apo madje edhe duke  mos i levizur edhe nje qime e vetme.

Ai dëshiron të shkojë përpara, ai po shkon  përpara, por në drejtimin e vet, me ritmin e vet, për të mirën e popullit të tij.

Irani nuk është i vetëm.  Tani eshte një aleancë e tere e fuqishme në ate vend, të përbërë nga vende nga e gjithë bota: një aleancë e atyre që nuk kanë frikë të përballet me ekspansionizmin vdekjeprurës dhe terrorin konsekuent. Nga Bolivia në Kinë, nga Afrika e Jugut në Rusi, Siri, Venezuele dhe Filipine, njerëzit e kujtojne Iranin e vitit 1953, te vendosur për të mbrojtur vendet e tyre dhe botën mbare kundër të keqes më të madhe, e cila është imperializmi!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne