Bota

Bozdag: Rezoluta e KS të OKB-së nuk do të ndikojë në operacionin “Dega e Ullirit”

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag bëri të ditur se rezoluta e armëpushimit në Siri nuk përfshin Afrinin.

Në prononcimin e tij bërë në interes të gazetarëve në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, Bekir Bozdag i bëri një vlerësim rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e armëpushimit 30 ditor në Siri.

“Në qoftë se shikojmë në tekstin e rezolutës shohim se përmenden emrat e disa vendbanimeve si Guta Lindore, por nuk bëhet fjalë për Afrinin”, deklaroi Bozdag.

Zëvendëskryeministri shtoi se lufta kundër organizatës separatiste terroriste PKK dhe fraksionit të saj PYD-YPG në Siri dhe DAESH nuk është e përfshirë në kuadër të armëpushimit, ndërsa tha se Turqia në Afrin po lufton vetëm kundër terroristëve.

“Të gjitha organizatat terroriste janë të njëjta. Mënyra e paarsyeshme se nuk mund të luftohet kundër organizatave terroriste në të cilën ShBA-ja nuk arrin të fokusohet, është e papranueshme. Afrini nuk zë vend në mesin e vendeve të përmendura në rezolutë”, bëri të ditur Bozdag.

Ai theksoi se në zonën ku po zhvillohet operacioni “Dega e Ullirit” nuk ka probleme në qasjen e ndihmave humanitare, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Nuk ka asnjë shembull të vetëm se gjatë këtij operacioni po dëmtohen civilët. Rezoluta për armëpushim nuk do të ndikojë operacionin e Turqisë. Operacioni ‘Dega e Ullirit’ nuk është i përfshirë në këtë rezolutë”./ trt

OPINIONE