BQE: Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera përbëjnë rrezik shumë të lartë

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, paralajmëroi të martën për rrezikun e quajtur Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera aktive shumë të rrezikshme, të cilat duhet të mbahen me shumë kujdes, veçanërisht nga bankat.

“Monedhat virtuale janë subjekt i një paqëndrueshmërie të lartë. Çmimi i tyre është shumë spekulativ”, deklaroi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, para Parlamentit Evropian.

Sigurisht, BQE-ja nuk ka konstatuar që bankat kanë rezerva domethënëse të kësaj monedhe, për të cilën duken ende se nuk kanë shumë interes. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne