Braho: LSI ka hyrë në një rrugë pa krye

Që pas kalimit të LSI-së në opozitë, Spartak Braho u shkëput nga LSI dhe tani është këshiltar i Edi Ramës në kryeministri.

Braho konfirmon ndarjen me Ilir Metën dhe LSI-në, që sipas tij ka hyrë në një rrugë pa krye pas Partisë Demokratike. “Tani ndarja ndermjet PS-se dhe LSI-se eshte e madhe, me gjasa perfundimtare, sa kohe qe secila pale ecen ne krah te kundert. Koha padyshim do te jete gjykatesi me i mire. Koha do te me gjykoje edhe mua nese bera mire qe pranova ftesen per te qene efektivisht pjese e strukturave politike te PS-se. Raportet e mija politike me LSI-ne tashme kane perfunduar. Pa keqardhje. Nuk mund ta shoqeroja ate ne rrugetimin e partise se Lulit e Saliut ne rrugen pa krye ku kane hyre” – thotë ai.

I pyetur për të famshmen “çantë e zezë”, Spartak Braho nuk i shmanget përgjigjes:

”Çanta” e zeze qe ende kujtohet, ka patur simboliken ne kontekstin nje ngjarje te caktuar, siç ishte çështja “Meta-Prifti” ose “7 apo 700”. Ne ate proces hetimor e gjyqesor u luftua me filmime dhe antifilmime, me pergjime e anti pergjime, me intriga e falsifikime.
U implikuan goxha aktore, personazhe politike e biznesmene me historira, karaktere nga me mostruozet. I angazhuar per te ndihmuar ne sqarimin e situates ne nje emision Opinion une isha i pranishem se bashku me materialet dhe ekspertizen e nevojshme sqaruese te futura ne nje çante dore.
E thashë edhe me siper çanta e zeze ishte simbolika dhe vete memoria e asaj ceshtje qe beri buje. Mesa shoh tani çantat fizike jane zevendesuar me çanta dixhitale dhe i kane nxjerre jashte perdorimit te parat,” shprehet Braho.

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne