Bota

Brazil, zjarr në një muze 200 vjeçar

Në një muze 200 vjeçare ku gjenden mbi 20 milionë vepra në mesin e të cilëve edhe fosile të dinozaurëve në Brazil ka shpërthyer zjarr nga shkaqe ende të panjohura.

Zyrtarët theksuan se zjarri në Muzeun Kombëtar në Rio de Janeiro ende nuk është marrë nën kontroll, ndërsa në të intervenojnë rreth 80 zjarrëfikës.

Roberto Robadey, nga ekipi i zjarrfikësve, tha se brenda disa orësh synojnë të marrin nën kontroll zjarrin.

Nga zjarri nuk ka të vdekur ose të plagosur, për arsye se muzeu është i mbyllur në ditën e diel.

“U zhduk historia 200 vjeçare”, tha presidenti i vendit, Michel Temer.

Burimi: AA

Etiketa