Bregu Perëndimor – Ushtarët izraelit arrestojnë një palestinez 3-vjeçar

Ushtarët izraelitë arrestuan një fëmijë 3-vjeçar palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Në saje të fotografive të bëra nga ana e një aktivisti palestinez doli në pah edhe arrestimi i 3-vjeçarit Dirgam Mesvede në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor.

Në videon e publikuar në internet duket fëmija i ndaluar me dhunë nga ushtarët izraelitë me pretekst se “mbante thikë”, ndërsa ishte duke qarë si dhe vëllai i fëmijës dhe babai i tij që përpiqeshin për ta shpëtuar, ndërkohë që pengoheshin nga ushtarët izraelitë.

Në video zënë vend pamjet e shpëtimit të fëmijës nga duart e ushtarëve pas përpjekjeve të shumta të prindit të tij.

Kryetari i Bashkimit Rinor Kundër Kolonizimit, Ahmed Amr në një prononcim të tij ka thënë se Mesvede ishte ndaluar nga ana e ushtarëve izraelitë gjatë kthimit të tij nga vizita e fqinjëve me arsyetim se “në duar mbante thikë”.

Amr tha se ky provokim i ushtarëve izraelitë ndaj fëmijës 3-vjeçar është pjesë e shkeljeve ditore të bëra ndaj palestinezëve në qytetin El-Halil.

Familja e Mesvedes jeton në afërsi të xhamisë së Ibrahimit në qytetin El-Halil në zonën e quajtur “Qyteti i Vjetër”, ndërsa bëhet e ditur se palestinezët shpesh mbeten të ekspozuar ndaj shkeljeve të ushtarëve izraelitë.

Bëhet e ditur se rreth 400 kolonë izraelitë të cilët jetojnë në zonën e “Qytetit të Vjetër” ruhen nga ana e 1 mijë e 500 ushtarëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne