Brenda bunkerëve të miliarderëve, ku ndodhet streha private më e madhe në planet

Në Republikën Çeke janë ndërtuar bunkerët e miliarderëve, ku duket si apokalips i luksit.

Ky plan quhet “The Oppidum”, streha private më e madhe në planet, ku mega të pasurit mund të strehohen në rast se ndodh ndonjë katastrofë.

Brenda bunkerëve të miliarderëve gjenden pishina, bodrume vere, kinema, biblioteka dhe shumë ambiente tjera për të kaluar kohën.

Gjithashtu ata mund të bredhin edhe në kopshte me drita të stimuluara.
Tipare të tjera të këtyre bunkerëve përfshijnë një sallë konferencash, objekte kirurgjikale dhe një qendër komandimi me pajisje për të komunikuar me botën e jashtme.

Ky ndërtim ka filluar gjatë Luftës së Ftohtë në vitin 1984. U deshën 10 vjet për të përfunduar në nivelet nëntokësore që të mund t’i bënte ballë edhe një sulmi bërthamor duke strehuar deri në 10 mijë persona brenda tyre.

Çdo bunker ka dyer të blinduara, madje edhe dhomat e gjumit janë me dyer të blinduara.

Një zëdhënës i “The Oppidum” tha për Mirror:

Bunkeri do të jetë në gjendje të sigurojë strehim afatgjatë për banorët -deri në 10 vjet nëse është e nevojshme – pa qenë e nevojshme të marrin furnizime nga jashtë.”

Në vitin 2015 ky plan ësjhtë përshkruar si “arratisja e fundit nga fatkeqësitë”.

Strukturat duken të brishta nga jashtë, por brenda janë të projektuara krejtësisht në luks dhe njëri nga projektuesit e quajnë si “rezervë për njerëzimin”.

Çmimi? Asgjë! 25.000 dollarë për bunker.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne