Brenda bunkerit ku ndodhet arsenali i armëve më të fundit të Iranit

Përmes një videoje, Irani ka zbuluar bunkerin nëntokësor të raketave, pamje këto të cilat i ka transmetuar live në televizion.

Videoja shfaq një tunel të gjatë thellë në tokë i pajisur me raketa, kamionë dhe pjesë tjera që e përbëjnë sistemin raketor Qiam 1.

Në hyrje të bunkerit shihen posterët e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentit Hassan Rouhani.

Menjëherë pas posterave, hapen dyert e çelikta ku pas një udhëtimi të gjatë nëpër tunel shfaqet koka  gjigante e një rakete.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, ka hedhur poshtë akuzat që i janë bërë gjatë samitit të organizuar nga vendet myslimane, në veçanti nga Arabia Saudite që ka deklaruar se sjelljet e Iranit kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

 

burimi: /javanews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne