Breshëri plumbash ndaj politikanit shqiptar,ç’ndodhi në Maqedoni/VD

Kërçova është tronditur mbrëmjen e kaluar nga një breshëri plumbash, shënjestër e të cilëve ka qenë politikani shqiptar.

Bëhet fjalë për kandidatin e pavarur për këshilltar të Kërçovës, Alit Abazi, i cili ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Përveç politikanit shqiptar, plumbat kapën dhe shefin e shtabit të tij zgjedhor, Destan Abdiu, si dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Dëshmitarët në vendngjarje pohuan se Abazi dhe Abdiu po qëndronin në njërën anë të bulevardit, kur u qëlluan me armë zjarri nga një person, që qëndronte në anën e kundërt.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka identifikuar sulmuesin, që është shtetasi Abdulla Abdullahu. Ky i fundit ka qëlluar me 5 plumba zyrtarët dhe është larguar nga vendngjarja me shpejtësi.

Incidenti i rëndë dyshohet të ketë prapavijë politike, ndërsa mediat raportojnë se të implikuarit kanë pasur dhe më parë mosmarrëveshje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne