Breshëri sa një top tenisi dëmton 3 mijë vetura e banesa/ FOTO+VIDEO

Rreth 3 mijë automjete dhe banesa janë dëmtuar nga breshëri që përfshiu bregun e Brisbanes në Australi.

Breshëri me madhësinë e një topi tenisi gjithashtu la pa energji 20 mijë banesa, ndërsa pamjet janë të ngjashme me ato të filmave fanta-shkencë.

Shoqata e kompanive të sigurimeve në Australi, ka njoftuar se moti i keq ka bërë që ata të pranojnë mbi 5 mijë telefonata për shkak se janë dëmtuar shumë prona, përfshirë këtu edhe 3 mijë vetura./Boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne