Brexit “dëmton” Erasmus, më pak destinacione dhe pjesëmarrës në programin e BE

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian është lajm jo i mirë për studentët Erasmus. Zyrtarët ngrenë shqetësimin se Brexit do të zvogëlojë numrin e destinacioneve të studimit si dhe studentët pjesëmarrë në programin më të njohur të Bashkimit Europian. Kujtojmë se nga kjo skemë përfitojnë edhe studentët shqiptare.

Shkëputja e Britanisë nga Bashkimi Europian mund të ndikojë për keq në një nga programet më të njohura të unionit –shkëmbimi i studentëve Erasmus, skemë nga e cila përfitojnë edhe studentët shqiptarë.

Zyrtarët ngrenë shqetësimin se Brexit do të rezultojë në një numër më të vogël destinacionesh dhe studentësh pjesëmarrës në këtë skemë, pasi Britania do të mund ta ofrojë programin deri në dhjetor 2020, kur përfundon edhe periudha e tranzicionit pas largimit.

E gjithë kjo mund të shmanget vetëm nëse Londra zyrtare arrin një marrëveshje me bllokun europian për të vijuar pjesëmarrjen në këtë skemë.

Por kryeministrja e vendit, Theresa May, mbetet e paqartë në vijimësinë e programit pas dhjetorit 2020. Janë rreth 725.000 studentë që përfitojnë çdo vit nga skema Erasmus.

Ndërkohë, në rang preferencash, Britania është destinacioni i tretë më i përzgjedhur nga studentët për Erasmus, pas Spanjës dhe Gjermanisë.

Zyrtarët shprehen se mungesa e pranueshmërisë së britanikëve në Erasmus pas 2020, do të ndihet më shumë nga studentët e pakicave ose nga ata të cilët nuk kanë mundësi të studiojnë jashtë vendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne