BREXIT/ Ja rregullat e reja për emigrantët që duan të punojnë në Britani

Megjithëse qeveria britanike këmbëngulë të realizojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian edhe pa një marrëveshje, ata duket se kanë ndryshuar qëndrim për sa i përket politikave të emigracionit.

Më parë, ministri i Brendshëm britanik Priti Patel ka deklaruar se liria e lëvizjes do të përfundonte një ditë pas Brexit, por tani duket se ka ndryshuar qëndrim. Në fakt, qeveria nuk do t’i japë fund lirisë së lëvizjes për të paktën tre vjet.

Qytetarët e BE-së që shkojnë në Britani edhe nëse do të ketë një Brexit pa marrëveshje, do të jenë në gjendje të gëzojnë lirinë e lëvizjes edhe për tri vite të tjera. Kjo do të vlejë për këdo që shkon atje edhe para fundit të vitit 2020.

Sipas gazetës “Indipendent”, ministri Tories thjesht nuk ishte në gjendje të zbatonte premtimin e tij reaksion, pasi kjo do të kishte ndikim të fortë për rekrutimet në shërbimet publike si dhe efekte të shumta tek biznesi dhe universitetet britanike.

Rregullat e reja

Qarkullimi i lirë i personave do të zëvendësohet nga një “leje qëndrimi e përkohshme” që qytetarët e Bashkimit Evropian do të duhet të kërkojnë. Por para se të marrin lejen e qëndrimit, qytetarët e BE-së do t’i nënshtrohen kontrolleve më të ashpra lidhur me precedentët penalë.

“Synojmë të marrim kontrollin e kufijve. Kontrollet do të jenë të forta për t’i ndaluar kriminelët që të hyjnë në Britaninë e Madhe dhe në ardhmen do të kemi një sistem emigracionit të bazuar mbi talentin dhe aftësitë e personave dhe jo nga vendi i origjinës”, është shprehur Patel.

Ministria e Brendshme ka saktësuar se deri në fillim të vitit 2021 nuk do të jetë detyrim për punëdhënësit dhe pronarët e pasurive të paluajtshme që të verifikojnë të drejtën e qëndrimit të punëtorëve apo atyre që u kanë dhënë godina me qira për banim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne