Brexit/ Johnson: Bisedime me Brukselin vetëm kur të ndryshojë qëndrim

Kryeministri i porsazgjedhur i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i ka kushtëzuar bisedimet mbi procesin e Brexit-it me ndryshimin e qendrimit të Brukselit lidhur me marrëveshjen e largimit të negociuar me paraardhësen e tij, Theresa May-in.

Në rast të kundërt, vendi do të përgatitet të çanëtarësohen nga Bashkimi Evropian përmes skenarit “pa marrëveshje”. “Kryeministri do të jetë i lumtur të bisedojë kur pozicionet të ndryshojnë”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Johnson. Që prej javës së kaluar kur u zgjodh në krye të qeverisë britanike dhe të Partisë Konservatore, Johnson ka biseduar me disa udhëheqës evropianë, por nuk ka deklaruar ende se kur do të bëjë vizitën e parë jashtë vendit.

Kryeministri ua ka bërë të qartë qëndrimin udhëheqësve evropianë. Marrëveshja e Tërheqjes nuk ka mundur të kalojë në Parlament tri herë, andaj duhet të ndryshojë”, shpjegoi zëdhënsja e tij për gazetarët në Londër.

Britania ka arritur marrëveshjen e largimit me BE-në nëntorin e kaluar, pas dy vjetësh negociata. Mirëpo, kjo marrëveshje është tri herë radhazi nga legjislatorët britanikë në “Ëestminster”, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-kryeministres May. Zyrtarët evropianë kanë përsëritur muajin e kaluar se nuk do të ketë negociata të reja.

Britania, që vendosi në shumicë pro “Brexit”-it në një referendum në vitin 2016, duhet të lërë Unionin deri më datë 31 tetor, afati i shtyrë në Samitin e Brukelit në prill. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje, një mundësi që qendron në tavolinë me ardhjen në pushtet të Johnson-it./Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne