Brexit pa marrëveshje

Edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare me Brukselin, Mbretëria e Bashkuar ka përcaktuar si mund të veprojë si një komb i pavarur tregtar pas Brexit.

Kryeministrja Theresa May u shpreh përpara deputetëve se qeveria ka arritur progres real e të prekshëm në negociatat për divorcin me Bashkimin Europian. Por vendi duhet të jetë i përgatitur për çdo situatë, teksa qeveria publikoi dokumentat për marrëveshjet e ardhshme tregtare dhe të doganave. Sipas Partisë Laburiste, qeveria nuk ka shënuar aspak progres që nga referendumi i qershorit të kaluar. Deklarata e zonjës May vjen teksa ka filluar raundi i pestë i bisedimeve në Bruksel, i përqëndruar në , i përqëndruar në çështjet teknike. Ky është raundi i fundit përpara se liderët e Bashkimit Europian të takohen në 19 tetor për të vendosur nëse është shënuar vërtet mjaftueshëm progres që negociatat të zhvendosen në marrëdhënien me Mbretërinë e Bashkuar post-Brexit. Zëdhënësi e Komisionit Europian Margaritis Schinas u shpreh se zgjidhja është tashmë në dorën e Britanisë për të arritur një marrëveshje, pa të cilën Bashkimi Europian nuk do të fillojë fazën e dytë të bisedimeve. Por përpara deputetëve të saj, kryeministrja tha se zgjidhja është në dorë të Bashkimit Europian, teksa shprehu besimin se vendi do të marrë një përgjigje pozitive./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne