Brexit/ Parlamenti Europian jep miratimin përfundimtar për largimin e Britanisë nga BE

Parlamenti Europian i dha miratimin përfundimtar largimit të Britanisë nga BE-ja, duke hapur kështu rrugën Brexit-it të premten, në 31 janar.

621 ligjvënës votuan pro shkëputjes së Britanisë, 49 ishin kundër dhe 13 të tjerë abstenuan. Emocionet përfshinë ligjvënësit në sallë pas votimit. Disa prej tyre mezi i mbajtën lotët teksa këndonin një këngë tradicionale skoceze, Auld Lang Syne, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Britanisë si anëtare e BE-së.

Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve ishin në favor të largimit nga Bashkimi Europian. Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit. Por pavarësisht hamendësimeve, kryeministri britanik, Boris Johnson e ka mohuar se do të ketë ndonjë shtyrje të kësaj periudhe.

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli tha se largimi I Britanisë do të jetë i dhimbshëm për bllokun, por ai shtoi se tani është thelbësore ngritja e një partneriteti të ri, të mbështetur tek bashkëpunimi miqësor dhe interesat e përbashkëta./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne