Brexiti mund të sjellë raste të rëndësishme për marrëdhëniet Turqi-Angli

Turqia bëri të ditur se marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, pas Brexitit (daljes së Anglisë nga Bashkimi Evropian), do të krijojnë raste të rëndësishme në periudhën e re.

Para largimit zyrtarisht (31.01.2020) të Mbretërisë së Bashkuar nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në deklaratën e bërë të premten nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, shkruhej: “Është e qartë se Mbretëria e Bashkuar do të mbetet një nga komponentët më të rëndësishëm dhe më të vlefshëm të Evropës”.

“Turqia ka vlerësuar gjithmonë qëndrimin parimor të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka mbështetur procesin tonë të anëtarësimit brenda BE-së dhe ka njohur pozicionin rajonal dhe global të Turqisë, si dhe vlerën e shtuar të mundshëm që Turqia mund t’i sigurojë BE-së”, shkruhej.

Në deklaratë bëhej e ditur se është e kënaqshme që pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian të dyja palët kanë vullnetin e përbashkët politik për të zhvilluar edhe më shumë marrëdhëniet në çdo fushë.

“Në periudhën e re, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar do të ofrojnë mundësi të konsiderueshme për të forcuar stabilitetin rajonal dhe global, si dhe interesat e të dy palëve”, shkruhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Gjithashtu në deklaratë shkruhej: “Gjatë periudhës së tranzicionit që do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2020, nëse BE-ja dhe Britania e Madhe nuk bëjnë një rregullim të ndryshëm, marrëdhëniet tona me Mbretërinë e Bashkuar do të mbeten të pandryshueshme dhe do të lindin raste të rëndësishme për përfitimin e të dyja palëve”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne