Bota

Britani, një i vdekur dhe 7 të plagosur në sulmet me thikë në Birmingham

Në sulmet me thikë në qytetin Birmingham të Britanisë së Madhe, një person ka humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur prej të cilëve dy më rëndë.

Në një deklaratë nga policia e West Midlands që është përgjegjëse për Birminghamin thuhet se kanë filluar një hetim për krime pas sulmeve të ndodhura gjatë natës në zona të ndryshme të qytetit.

Në deklaratë vihet në dukje se sulmet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se vazhdojnë punimet për gjetjen e autorit.

Sulmet nuk janë akte terroriste por që mund të kenë lidhje me luftën e bandave, thuhet më tej.

Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab deklaroi se nuk ka asnjë informacion që tregon se ngjarja ka lidhje me terrorizmin./AA

OPINIONE

INTERVISTA