Britania apel Trumpit për t’i qëndruar marrëveshjes bërthamore me Iranin

Ministri i Jashtën i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka këshilluar presidentin Donald Trump, të qëndrojë në marrëveshjen me Iranin për armët bërthamore, duke thënë se “do të ishte një gabim dalja nga marrëveshja”.

Zoti Johnson ndodhet në Washington, për të bindur SHBA-në, që të qëndrojë në marrëveshjen ndërkombëtare, nëpërmjet të cilës Irani u dakordësua të limitojë aktivitetet e lidhura me armët bërthamore, në këmbim të zbutjes së sanksioneve ekonomike nga perëndimi.

Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët europianë, kanë kohë deri në 12 Maj, për të bindur Trump që t’i qëndrojë marrëveshjes.

Ndërkohë Trump e ka quajtur këtë marrëveshje, “një çmenduri”.

Burimi: BBC

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne