Britania e Madhe bashkohet me SHBA-në, nis sulmet ajrore kundër Huthëve në Jemen

Mbretëria e Bashkuar ka nisur sulme ajrore në Jemen, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgjigje të kërcënimeve të vazhdueshme të grupit Huthi ndaj lundrimit tregtar në Detin e Kuq.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi se vendimi u mor pas një analize të ndikimit serioz që kanë pasur sulmet e Huthëve ndaj anijeve tregtare, duke shkaktuar një rënie prej 55% të volumit të transportit detar në këtë rrugë jetike ndërkombëtare. Sipas Healey, kjo situatë ka sjellë humbje ekonomike të ndjeshme dhe ka rritur ndjeshëm pasigurinë në rajon.

“Rreziku i krijuar nga këto sulme ka ndikime të drejtpërdrejta edhe për sigurinë ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar,” u shpreh ai, duke theksuar nevojën për një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare për të rivendosur lirinë e lundrimit dhe stabilitetin në rajon./mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne