Rajoni

Britania e Madhe: Serbia duhet të kishte kërkuar falje për krimet e luftës!

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Karen Pierce nuk ka kursyer kritikat ndaj Serbisë gjatë fjalimit në të cilin i përmendi krimet e luftës. Pierce tha se Serbia duhet të kishte kërkuar falje për këto krime lufte.

“Kam qenë në Kosovë dhe kam qenë edhe në Veri. Ka ende tensione në ato komunitete dhe komunitetet nuk e kanë trajtuar gjithmonë njëri tjetrin me miqësi e respekt. Por më vjen keq që Serbia nuk pranuar asnjë faj per krimet e luftës që janë bërë në terren dhe krimet që janë përcaktuar dhe përkufizuar nga Tribunali ndërkombëtarë që u themelua nga ky këshill”, tha ajo.

Britania po ashtu e vlerëson lartë rolin e Krijimit të Ekipit për Dialogun që krijon uniteti politik për Kosovën dhe garanci për përkushtimin për dialog.

OPINIONE