Britania nuk do të marrë pjesë në planin e BE-së për vaksinën kundër COVID-19

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të mos marrë pjesë në planin e Bashkimin Evropian (BE) për vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Siç është vendosur, plani i BE-së prej 2 miliardë eurove paraprakisht do t’i blejë vaksinat dhe do t’i testojë ato në interes të vendeve anëtare të BE-së.

Mediat lokale raportojnë se vendimin për të mos qenë pjesë e planit të BE-së e ka marrë sekretari britanik i biznesit, Alok Sharma.

Burime qeveritare për Daily Telegraph thonë se ata ishin të shqetësuar për “vonesën e kushtueshme”, nga frika se regjistrimi i programit mund të vonojë vaksinimet në Mbretërinë e Bashkuar për gjasthë muaj përderisa BE-ja negocionon shpërndarjen në të gjithë bllokun.

“Kushtet thjesht nuk ishin të përshtatshme për ne. Plani i BE-së nuk do ta lejojë Mbretërinë e Bashkuar të bëjë asgjë më shumë nga ajo që po bën aktualisht”, tha burimi qeveritar për të përditshmen britanike.

Burimet theksuan se përfitimet për Mbretërinë e Bashkuar do të jenë “të kufizuara” pasi vendi po merr çmime të ngjashme nga kompanitë farmaceutike si vendet e tjera, pavarësisht se BE-ja pretendon se do të jetë në gjendje të negociojë kosto më të ulëta për shkak të fuqisë së saj kolektive blerëse.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht po kryeson garën globale për të zhvilluar një vaksinë të koronavirusit, pasi ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike britanike AstraZeneca dhe Universitetin Oxford.

Plani i BE-së për vaksinën kundër COVID-19 nisi fazën e dytë të provave njerëzore në muajin maj dhe nëse është e suksesshme Mbretëria e Bashkuar do të jetë marrësi i parë në botë i vaksinës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne