Britania: Nuk planifikojmë të ndryshojmë pozicionin tonë mbi Golanin

Zyra britanike e Punëve të Jashtme ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar “nuk planifikon” të ndryshoj qëndrimin mbi sovranitetin e Larësive të pushtuara të Golanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mbretëria e Bashkuar i sheh Lartësitë e Golanit si territor të pushtuar nga Izraeli”, tha zyra e jashtme e vendit, duke theksuar se ligji ndërkombëtar, përfshirë karta e OKB-së, ndalon “aneksimin e territorit me forcë”.

“Ne nuk e njohim aneksimin e Izraelit në vitin 1981 dhe nuk planifikojmë të ndryshojmë qëndrimin tonë”, theksohet në deklaratën e zyrës së jashtme.

Deklarata vjen pas vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të njohur zyrtarisht sovranitetin izraelit mbi Lartëitë e pushtuara të Golanit.

Trump nënshkroi një deklaratë presidenciale gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me anë të të cilës zyrtarisht njohu si territor të Izraelit lartësitë strategjike në kufirin me Sirinë.

Trump tha se territori i pushtuar është “një terren i mundshëm për nisjen e luftimeve kundër Izraelit”.

Izraeli gjatë kohë ka lobuar që SHBA-të të njohin kërkesën mbi Lartësitë e Golanit, por administratat e kaluara refuzuan thirrjet.

Izraeli i pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria gjatë luftës gjashtëditore të vitit 1967.

Izraeli ka pushtuar rreth dy të tretat e luginave më të gjera të Golanit dhe zyrtarisht i aneksoi në vitin 1981, një veprim i kundërshtuar njëzëri në atë kohë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne