Bota

Britania të përgatitet për hakmarrjen e Rusisë

Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson ka paralajmëruar se Britania duhet të marrë masa parandaluese për të mbrojtur veten nga hakmarrja e mundshme ruse pas sulmeve ajrore të kohëve të fundit në Siri, ku Rusia po ndihmon qeverinë siriane në luftën kundër terroristëve të sponsorizuar nga jashtë.

Johnson në një intervistë me mediat britanike tha se pas aksionit ushtarak në Siri, kontakti mes tij dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov ishte shumë i ftohtë. I pyetur për mundësinë e “sulmeve hakmarrëse” nga Rusia kundër Britanisë së Madhe, Johnson tha: “Ju duhet të merrni çdo masë paraprake të mundshme dhe kur të shikoni se çfarë ka bërë Rusia, jo vetëm në këtë vend, në Salisbury, sulmet ndaj stacioneve televizive , në proceset demokratike, në infrastrukturën kombëtare, sigurisht që duhet të jemi vërtet shumë, shumë të kujdesshëm “. Kreu i Partisë Laburiste të opozitës Jeremy Corbyn ka kritikuar ashpër Kryeministren Theresa May për ndjekjen e urdhrave të Presidentit të SHBA, Donald Trump në nisjen e sulmeve raketore kundër Sirisë, duke thënë se “bombat nuk do të shpëtojnë jetën e civilëve dhe nuk do të sjellin paqe”. “Britania duhet të luajë një rol udhëheqës për të sjellë një armëpushim në konflikt, të mos marrë udhëzime nga Uashingtoni dhe duke e vënë në shërbim të Trumpit personelin ushtarak britanik,” shtoi ai./ PT

OPINIONE