Britania ua uron muslimanëve Bajramin në një mënyrë mjaft të veçantë

Kryeministrja britanike Theresa May ka u ka shkruar një mesazh Bajrami muslimanëve që festojnë Bajramin në Britani dhe në mbarë botën.

Në letër thuhet:

Ua dërgoj urimet e mia më të ngrohta muslimanëve këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën, të cilët po festojnë festën e Fitër Bajramit.

Për më shumë se tre milionë muslimanë britanikë, të cilët japin një kontribut të madh për kombin tonë, Bajrami është një festë vërtet e veçantë.

Si një festë që vie pas një reflektimi të thellë të muajit të shenjtë të Ramazanit, Bajrami është një festë që ndahet me familjen dhe miqtë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, me të drejtë ndjehemi krenarë për demokracinë e hapur dhe e larminë multietnike dhe multifetare.

Gjatë muajit të kaluar, shumë myslimanë britanikë kanë ndarë me fqinjët e të gjitha besimeve vepra bamirëse, duke ndihmuar në bashkësinë lokale.

Kjo frymë shoqërie dhe shërbimi qëndron në zemrën e çdo besimi të madh dhe është diçka rreth së cilës ne të gjithë bashkohemi.

Mjerisht këtë muaj ka pasur edhe ngjarje të errëta dhe tragjike, si sulmi i tmerrshëm në xhaminë e Finsbury Park.

Ky ishte sulmi i dytë terrorist në rrugët e kryeqytetit tonë këtë muaj, dhe kjo ishte po aq e dhimbshme sa ato që ndodhën përpara.

Sulmet si ky kërkojnë të na largojnë nga qëndrimet tona, nuk duan të na shohin të afërt dhe të bashkuar. Por ne besojmë se urrejtja dhe e keqja nuk do të mbizotërojnë kurrë.

Pra, në këtë frymë uniteti – në emër të të gjithë popullit britanik – më lejoni t’ju uroj një festë të lumtur dhe të qetë.

Eid Mubarak.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne