Bruçaj i jep një përgjigje të fortë presidentit të Turqisë: Nëse Erdogan nuk do të jetë i pranishëm në inagurimin e xhamisë së Namazgjasë, humbja nuk do të jetë e madhe

Shpesh herë e kemi dëgjuar lajmin se Turqia dhe vetë Erdogan nuk e duan kryetarin aktual të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, për shkak se sipas tyre ai është një gylenist, por këtë të enjte një përgjigje e fortë ka ardhur vetë nga Skënder Bruçaj, kreu i KMSH-së.

I pyetur në emisionin “Real Story” në lidhje me akuzat që janë ndaj tij, Bruçaj ka dhënë këtë përgjigje:

“Mbaj mend kur kam qenë në klasë të 7-8, pak para se të binte komunizmi, dhe mësuesi bëri një konkurs për poezinë. Unë dola i pari dhe mësuesi e vendosi poezinë time në krye të kalsës. Një nga drejtuesit e shkollës e grisi poezinë time sepse isha djali i kulakut. Dhe babai tha: Kështu do partia o bir! Sikur im atë të ishte gjallë dhe të më pyeste: Përse të quajnë gylenist? Unë do ti jepja të njëjtën përgjigje: Sepse kështu do partia…”

Kryetari i KMSH-së është shprehur gjithashtu se nuk do të pranojë që kreu i një shteti tjetër të ndërhyjë në punët e brendshme të Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe se nëse në inagurimin e xhamisë së “Namazgjasë” Erdogan nuk do të jetë i pranishëm… humbja nuk do të jetë e madhe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne