Bruksel, BE: Ende mosmarrëveshje në negociatat postBrexit

Europianët raportuan dje për një përparim të mirë në negociatat postBrexit me Britaninë e Madhe, përveç disa temave kryesore, përfshirë peshkimin, ku bisedimet po arrijnë një fazë kritike.

“Ne po bëjmë përparim të mirë, por në dy temat më të rëndësishme të kushteve të barabarta të konkurrencës dhe peshkimit, ne do të dëshironim të shihnim më shumë përparim”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp pas një mini-samiti BE-Kanada.

“Negociatat hynë një javë më parë në një fazë kritike dhe intensive”, shtoi ajo.
BM, që u largua zyrtarisht nga BE më 31 janar, vazhdon të zbatojë standardet europiane deri në fund të vitit.

Londra dhe Brukseli që nga ajo kohë janë luftuar për të negociuar një marrëveshje tregtare që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021, për të shmangur një largim potencialisht shkatërrues për ekonominë./ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne