Brukseli na mbrojti me reformën në drejtësi, Kryeministri duke fajësuar kosovarët për kriminalitetin

Nuk ka asnjë dyshim se vendimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për të shtyrë për në vjeshtë vendimin për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian është veto e Gjermanisë ndaj një qeverie të pamerituar si ajo e zotit Rama dhe ndoshta një konteksti më të thellë zhvillimesh që gjithsesi lidhen me qëndrimet e Tiranës, e cila mori në qafë edhe Maqedoninë.

Pamvarësisht se zoti Hahn përmendi katër shtetet skeptike, përkatësisht Gjermaninë, Francën, Holandën  dhe Danimarkën, ka qenë Berlni që ka imponuar zhvillimet.  Shqipëria ka patur lobimin e fortë të Italisë dhe personalisht të zonjës Mogherini në këtë proces dhe siç zbulon për gazetën greke Kathimerini një zyrtar i lartë i Brukselit, ishte diplomatja e lartë e BE-së që zbukuroi raportin për vendin tonë.

Për Komisionin Europian, Edi Rama ka bërë reforma të thella në sistemin gjyqësor dhe një nga arsyet e kundërshtive ndaj tij  sipas  Brukselit lidhen pikërisht me këtë reformë që prek shumë interesa. Edhe përgjigjia e Komisionerit Hahn reflekton pikërisht këtë perceptim që kanë për zotin Rama.

Padyshim ju sot mund ta shikoni Shqipërinë dhe mund të shqetësoheni për krizën politike në Shqipëri, në mënyrë të veçantë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Ne nuk mund të injorojmë krizën e brendshme politike që ka pasur një farë ndikimi te vendet anëtare për vendimin e tyre ditën e sotme. Shpresojmë që deri në tetor do të ndryshojë mendimi i disa vendeve anëtare në lidhje me Shqipërinë. Duhet të shohim gjithmonë pjesën plot të gotës dhe jo pjesën poshtë të saj”, ka thënë ai.

Sipas Kathimerini, Edi Rama konsiderohet në Bruksel, si një lider pro-evropian, ndërsa sa i takon shkallës së lartë të kriminalitetit dhe drogës gazeta thotë se Rama ka bindur udhëheqësit evropianë se janë shqiptarët e Kosovës përgjegjës dhe në asnjë rast  ky krimiminalitet nuk ka të bëjë me Shqipërinëhttp://www.kathimerini.gr/1029231/article/epikairothta/politikh/ek8esh-i…. Sa për komentin e kryeministrit të Shqipërisë se shtyrja e vendimit për negociatat është lajm i mirë dhe se Shqipëria po i reziston baltës edhe gurëve, është e tepërt të merret seriozisht. /respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne