Brukseli: Me Turqinë duam marrëdhëniet më të mira të mundshme

BRUKSEL – Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, tha se Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të ketë marrëdhënie më të mira të mundshme me Turqinë, raporton Anadolu Agency.

Ai pas takimit të tij dypalësh me kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov dha deklarata për media.

“Dëshirojmë të kemi marrëdhënie më të mira të mundshme me Turqinë”, tha Juncker, i cili pretendon se kjo nuk është e mundur për shkak se, siç tha ai, “Turqia tani është larguar nga Evropa”.

“Duam që Turqia të jetë përsëri evropiane”, shtoi Juncker.

“BE do ta mbajë fjalën”

Pas potencimit të një gazetari se pa praninë e Turqisë nuk është e mundur ofrimi i sigurisë në Ballkan, Juncker tha se, “Dua të flas shumë haptazi për marrëdhëniet me miqtë tanë turq. Në kuadër të programit për refugjatë kemi premtuar 3 miliardë euro. Në vitet e ardhshme do të transferojmë edhe 3 miliardë euro. BE-ja do ta mbajë fjalën”.

Ai tha se Këshilli i BE-së ka vendosur që ta ndryshojë drejtimin e fondeve të para-pranimit që do të transferohen në Turqi.

“Vëllimi i fondeve të para-pranimit nuk do të zvogëlohen. Vetëm se do të ndryshojnë fushat ku do të transferohen. Do të mundësohet që fondet të transferohen në fushën e gjyqësorit dhe të shoqërisë civile”, tha Juncker.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne