Budallalliku standart komunikimi parlamentar

Deputeti socialist, Erjon Braçe dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijojnë të shkëmbejnë replika të ashpra në distancë lidhur me politikat fiskale të qeverisë e më konkretisht me rivendosjen e TVSH-së për bizneset e vogla.

I pari ishte Braçe që i cilësoi “budallenj” politikanët që kundërshtonin vendimin e ekzekutivit. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Vasilit që replikoi duke thënë se “Çudi e madhe me këta budallenjtë e çdo lloji, varieteti e gjatësie qofshin. Vetë i bënë duart gjak e duartrokitën me të madhe kur ia hoqën TVSH-në biznesit të vogël dhe po vetë prapë i bëjnë duart gjak dhe po duartrokasin me të madhe tani që po ia vënë TVSH-në prapë”, – shkruan Vasili në “Facebook”.

Por sërisht nuk ka munguar as përgjigjia në distancë e Braçes, i cili ka shkuar më tej me sulmet ndaj Vasilit duke deklaruar po në “Facebook” se “une nuk kam duartrokitur kerkend, as budallain. Aaaaa po,
une kam qene kunder haptazi, kur nje budalla me rrugen e hapur deri ne minister, vendosi nen rregjimin e TVSH shendetesine, sherbimin dhe mallrat, perfshire ilacet”.

Replika e Erjon Braçes

BUDALLAIT HAPI RRUGE, NUK KE CFARE BEN!

Shikoni, une nuk e kam detyre te merrem me politikanet budallenj! Madje madje, e kam bindje qe budallait duhet ti hapet rruge! Por i pergjegjshem jam ama;
Per budallain duhet te kete kujdes kur ai merr rrugen dhe mendon se do behet “i madh”, “i rendesishem” dhe, nuk e ka mendjen ne rrugen qe i hapet si i tille.

Mirqenia, siguria e tij eshte e mire publike, ndaj! Gjithsesi, eshte e pamundur te flasesh me te per dijen, ai di gjithcka! Ne fakt ai nuk di por ka bindjen se ai di; nuk di qe biznesi i vogel ne kete vend, nuk ka patur kurre detyrimin te faturoje, mbledhe e derdhe ne buxhetin e shtetit TVSH! Prej vitit 1996, kohe kur u vendos TVSH, biznesi i vogel nuk ka qene ne skemen e TVSH.

Domethene, nuk i eshte hequr gje kurre dhe une nuk kam duartrokitur kerkend, as budallain. Aaaaa po, une kam qene kunder haptazi, kur nje budalla me rrugen e hapur deri ne minister, vendosi nen rregjimin e TVSH shendetesine, sherbimin dhe mallrat, perfshire ilacet. Patjeter, nese i njejti budalla apo cilido budalla tjeter do marre rruget te bej serish te njejten gje, une do te jem edhe nje here tjeter kunder.

Tani per gjithkend, me perjashtim te budallait; Biznesi i vogel nuk ka faturuar kurre TVSH ne shitje.
Ai eshte perjashtuar me pragje por gjithnje pragjet jane ulur per te perfshire segmente te biznesit te vogel ne skemen e TVSH. Qellimi ka qene i njejti:

Ulja e evazionit fiskal tek te medhenjte, por edhe tek te vegjlit qe nuk rriten kurre per shkak te evazionit. Ajo qe i eshte hequr biznesit te vogel nuk eshte TVSH-ja- edhe nje here, nuk ka qene ne skemen e TVSH;

Eshte hequr tatimi mbi xhiron, kthyer me pas ne taksa vendore mbi biznesin e vogel, e cila, u be dhe eshte zero.

Por Taksa Vendore mbi Biznesin e Vogel eshte e ndryshme nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar. Nejse, mos lodhet kush tja thote budallenjve politike kete. Ata e dine, ne fakt nuk e dine, por ata dine gjithcka!
Ne fund, edhe nje here; TVSH nuk e paguan biznesi, por qytetari, populli. Kjo eshte “A”-ja. Budallai e di, ne fakt nuk e di, por ai i di te gjitha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne