Shqiperia

Bujar Nishani shpërthen ndaj gazetarit: Mero këllira, vemja që shpifi për Edi Ramën tani më akuzon se…

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër pas një shkrimi në gazetën e Mero Bazes, Tema, ku pretendohet se bashkëshortja e tij është trashëgimtare një nga pronat te Teatri Kombëtar.

Nishani e quan gazetarin Mero Baze një “vemje”, “këllirë” dhe epitete të tjera, për të cilin thotë se sot përdoret nga Edi Rama ndërsa dikur “i bënte akuzën shpifëse më monstruoze që mund të bëjë një gjallesë që flet e shkruan. Shpifjen për djalin, gruan, babain e Edi Ramës”.

Nishani mohon të ketë pronë në sipërfaqen e Teatrit Kombëtar, dhe thotë se e vetmja pronë që familja e tij ka në atë zonë është “Sarajet” por që ndodhet jashtë truallit të teatrit.

Reagimi i plotë:

Gazeta Tema e Mero Bazes apo Mero Çorapes siç njihet ndër njerëzit e bisnesit për shkak të gjobave me të cilat ky vemje gjallon, paska bërë shpifjen e rradhës sot duke më akuzuar se tek trualli i Teatrit Kombëtar paska pronë edhe familja e bashkëshortes sime.

E di që shumë njerëz që do të lexojnë këtë reagim timin do thonë : “po pse o Bujar, me Mero këllirën do merresh ti, pisllëku i zhulit që nxjerr Çorapja nga kamarja tani ka imunizuar edhe ajrin në Sharrë e jo më shqiptarët.

Kjo pikpamje juaj të dashur miq është e drejtë dhe logjike ndaj dhe unë nuk jam marrë me përgënjeshtrimin e shpifjeve të mjeranit kurrë. As kur shpifte se toka tek Selia e PD ishte e familjes sime, as kur shpifte se unë kisha vdekur 2-3 herë ndërsa përmbushja me dinjitet detyrën e Kreut të Shtetit, as kur shpifte se po grabisja tokën e Kishës, kur ndërkohë “oborri” ku mbushet me “karburant” mjerani po shpronësonte për nevoja shetërore kundrejt shpërblimit ligjor pronarët 200 vjeçar të asaj prone, që ky zuzar i quante grabitës, e shumë e shumë raste të ulëta të tjera.

Në fakt unë nuk isha i vetmi që kisha mbajtur këtë qëndrim injorimi ndaj llumit.

Edi Rama që tashmë e përdor si kamare gazrash, e kishte injoruar mjeranin kur ky i bënte akuzën shpifëse më monstruoze që mund të bëjë një gjallesë që flet e shkruan. Shpifjen për djalin, gruan, babain e Edi Ramës.

Por sot, teksa qelb me shpifjen e tij për pronë tek trualli i teatrit më duhet tu them shqiptarëve : …”shiheni se me kë do tu mbyllë gojën shqiptarëve Edi Rama, me mjeranin sharlatan”, !!!.

Familja ime nuk ka asnjē pronë mbi truallin e Teatrit Kombëtar.

E vetmja pronë që ka kjo familje është shtëpia e vjetër që njihet si “Sarajet”, por që është tërësisht jashtë sipërfaqes ku oligarkët e pushtetit do ndërtojnë kullat.

Ajo pronë është shpallur monument kulture dhe nuk prishet dot për aq kohë sa ka atë status.

Natyrisht, që kapoja e mjeros ja shkatërron dhe ato vlera që ka ajo ndërtesë sepse tani do ta rrethojë nga të katër anët me kulla dhe vlerat estetike e arkitekturore e saj vdesin duke e lënë një objekt në hije.

Po pse more çorape, familjes së “armikut” do ti jepte leje për ndërtim kollofiraku yt ?

Natyrisht, të dashur miq, që kjo është strategjia publike që ndjek prej shumë kohësh kjo rracë barbare për të intimiduar, kompleksuar dhe për ti bërë të heshtin zërat qytetar dhe civil në këtë vend të cilin zullumqarët me çorape apo pa çorape në kokë po e kthejnë në një xhungël të vërtet të babëzisë.

Ti intimidojnë duke tentuar të shpifin ndaj denoncuesve të pisllëkut të tyre.

Por denoncuesit e këtij pisllëku janë aq shumë sa fëlliqësia nuk ka çfar tu bëj dot, ndaj ajo do mbetet veç brenda xhepit të tyre deri sa ti kalbë tërësisht ata.

OPINIONE