Bujqësia/ Rama: Sipërfaqja e ujitshme e tokës u rrit me 135 mijë hektarë. PD: Statistika të rreme, kryeministri braktisi fermerët

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa shifra nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, teksa bën krahasimin mes vitete 2013 dhe 2020 ku sipas tij sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është rritur me 135 mijë hektarë tokë më shumë.

Kryeministri shkruan në Facebook se qeveria aktuale ka sjellë transformim të bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë.

‘MIRËMËNGJES dhe me këto dy shifra që flasin sa 1000 fjalë për transformimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë.”

Për këtë ka reaguar Drejtori i Kabinetit të kryetarit të PD, Dorjan Teliti i cili hedh poshtë propagandën e Ramës duke u shprehur se ER ka vëmendje, para dhe interes vetëm për një sektor: ekonominë mafioze të PPP-ve të plehrave, jo për bujqësinë.

ER në 7 vite u ka marrë fermerëve 100 milion euro vetëm nga rritja me 24 lekë të taksës së qarkullimit mbi naftën që përdorin në bujqësi.  Defiçiti vjetor i shkëmbimeve bujqësore vetëm me BE-në është thelluar me 85 milion euro që kur ER erdhi në pushtet.
Me statistika të rreme për sipërfaqen e tokës së ujitur, ER prapë nuk i mbulon dot premtimet e gënjeshtërta për fermerët shqiptarë.  Ujitja e 5 mijë ha tokë më shumë në vit është thjesht qesharake (210mijë ha kishin akses në ujë në 2013).  Kurrë me qartë se gjatë kësaj pandemie u duk braktisja dhe nënçmimi i ER për fermerët.
48% e popullsisë së vendit jeton në zonat rurale, 20% e ekonomisë shqiptare vjen nga bujqësia, por ER dha vetëm 6 milion për fermerët.  15 herë më pak se Kosova (91 mil euro), 13 herë më pak se Maqedonia e Veriut (80 mil Euro), 10 herë më pak se Mali i Zi (61 mil euro).  ER ka vëmendje, para dhe interes vetëm për një sektor: ekonominë mafioze të PPP-ve tëplehrave.’/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne