Buka me miell jashtë standardeve rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

Autoriteti Kombëtari i Ushqimit ka bërë kallëzim në prokurori ndaj dy prej kompanive më të mëdha importuese të miellit në vend, të cilat kanë deklaruar shifra të gabuara të nivelit të proteinave.

Ky kallëzim në prokurori erdhi pasi AKU ka ushtruar kontrolle zyrtare intensifikuese mbi monitorimin e këtyre Operatorëve. Mielli kryesisht importohet nga Rusia, Serbia dhe Bullgaria.

Eksperti i Sigurisë ushqimore, Enriko Cenko i pyetur sot nga Report Tv për këtë problem, theksoi se siguria dhe cilësia ushqimore janë çështje të sigurisë kombëtare.

Reagimi

Kjo është një çështje shumë sensitive dhe një nga pikat kryesore që mund të penalizojë integrimin e Shqipërisë në BE sidomos tani që jemi në procesin e negociatave. Siguria dhe cilësia ushqimore janë çështje të sigurisë kombëtare. Çështja kryesore nuk është se një apo dy subjekte bëjnë gjëra të tilla, çështja qëndron se në Shqipëri nuk funksionon sistemi.

AKU në përgjithësi është drejtuar nga njerëz jo profesionistë, jo të zanatit dhe e ka bërë punën me fushata, jo në vazhdimësi. Për AKU s’mund të ketë gjumë, përderisa s’ka gjumë për ata që bëjnë gjëra të tilla për të dëmtuar shëndetin e njerëzve.

Në rastin konkrete mendohet se sipas analizave ka hyrë grurë jo me cilësinë e duhur.

Fabrikat e mira të bluarjes, në momentin që vjen maunia që sjell grurin, kanë një pajisje që merr mostrën e grurit dhe e analizon për lagështirën, peshën, dëmtimin e embrionit dhe çohet për analizë nga ai që pret mallin. Kjo analizë ballafaqohet me atë të dërgimit të mallit. Shumë mirë do ishte që të kishte ballafaqim dhe në doganë. Kjo çalon në Shqipëri.

Nëse ne e përcaktojmë që prodhimi i bukës është me rrezik tepër të lartë, AKU duhet të bëjë kontroll të paktën 4 herë në vit, sepse analiza e riskut është tre herë në muaj për ata që kanë nivel të lartë. Nëse AKU nuk e ka bërë këtë, situata i qëndron mbi shpinë asaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne