Buldozerët izraelitë rrëzojnë shtëpinë palestineze pranë Nablusit

Forcat izraelite sulmuan fshatin Duma, në jug të rrethit të pushtuar të Nablusit dhe shkatërruan një shtëpi palestineze.

Ghassan Daghlas, një zyrtar i cili monitoron aktivitetin vendbanimeve në Bregun Perëndimor, duke u bazuar në Ma’an tha se një numër i madh i forcave izraelite, së bashku me disa buldozerë sulmuan fshatin dhe shkatërroi një shtëpi palestineze dhe një mur, i cili i përkiste Sari Amerit.

Daghlas shtoi se shtëpia e shkatërruar kishte 40 metra katrorë dhe muri ishte me dhjetra metra të gjatë.

Izraeli rrallë u jep palestinezëve leje për të ndërtuar në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin e pushtuar Lindor.

Ndërkohë, rreth 550,000 kolonët hebrenj izraelitë në territorin e pushtuar palestinez marrin me lehtësi lejet e ndërtimit dhe lejohen për të zgjeruar shtëpitë dhe pronat e tyre, pavarësisht që jetojnë në vendbanime që shkelin ligjin ndërkombëtar.

Burimi : Ma’an/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne