“Burg për ndërtuesit, arkitektët, supervizorët”, Rama tregon kush do jenë familjet që do strehohen të parat

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ashpërsoi gjuhën kur foli për ndërtuesit dhe lejet e dhëna për pallatet, dhe abuzimet që bëhen me to. Rama tha se do të ketë nga 7-15 vite burg për të gjithë ndërtuesit, arkitektët dhe supervizorët që dalin nga leja e dhënë nga ana e Bashkive, dhe devijojnë nga projektet.

“7-15 vite burg për këdo ndërtues që merr leje në emrin e tij për tre kate dhe më pas bën shtesë deri në 8 kate. Ka qenë koha, por të mos bëjmë sikur nuk kemi qenë këtu. Burg për ndërtuesit, burg për arkitektët, burg për supervizorët’, tha Rama.

Ndërkohë që në këtë mbledhje Rama foli dhe për familjet e viktimave të tërmetit, të cilat sipas tij do të strehohen të parat, dhe do të zgjedhin vetë se ku do të jetojnë.

Pasi lexoi listën e plotë të familjeve të viktimave, për të cilën Rama la hapësirën që të plotësohet nëse ka nevojë, ai tha: “Për familjet që patën viktima, duke kërkuar ndjesë për ndonjë lapsus apo mungesë që do të ketë, kush hyn në këtë kategori duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe këto shtëpi duhet të hyjnë në shtëpi të reja urgjent. Ne i kemi gati mundësitë për ta.

caktuar një person specifik për ta dhe duhet një person në Shtab që të bëjë kontaktin me ta që të thonë se ku duhet të rrinë. Jemi gati dhe kemi arredimin për 6 apartamente në Thumanë, por ju lutem një komunikim në Thumanë që të dimë dëshirën e tyre.

Dhe ky është akti i parë që dhe bërë në kohë rekord. Ne jemi gati, komunikimi të na sjellë gatishmërinë e tyre nëse duan të vijnë në Tiranë, si ata të Thumanës, si ata të Durrësit”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se për familjet e viktimave do të ketë pension të veçantë, si dhe bursa me vlerë 15 mijë lekë në muaj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne