“Burimi i Paqes”, çlirohen 22 vendbanime

Në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, që po zhvillohet në veri të Sirisë, vazhdon të neutralizohen terroristët dhe të merret kontrolli i vendeve të banuara.

Të shtunën u mor kontrolli i nënprefekturës Rasulayn kështu që edhe me avancimin e sotëm janë pastruar nga terroristët 17 fshatra në rajonin e Tel-Abyad, qendra dhe 4 fshatra në rajonin Rasulayn, pra gjithsej 22 vendbanime.

Më 9 tetor Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë kundër organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG. Në një postim të bërë sot nga Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, që po zhvillohet në veri të Sirisë, deri më tani janë neutralizuar 480 terroristë të PKK/PYD-YPG./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne