Bota

Burri musliman dhe gruaja hebreje bëhen simbol i unitetit pas sulmit në Mançester

Një moment prekës ofroi një rreze shprese në Mançester të mërkurën, kur një musliman ngushëlloi një grua të moshuar hebreje dhe çifti u lut më pas së bashku në një homazh me lule, duke u bërë një simbol i unitetit të qytetit pas një sulmi me bombë që vrau të paktën 22 vetë.

Sadiq Patel erdhi dhe ngushëlloi Renee Rachel Black, e cila ishte dukshëm e mërzitur dhe u lut pranë saj në një homazh me lule në Sheshin Albert, për viktimat e sulmit të së hënës në një koncert të Ariana Grande.

Ai pastaj e ndihmoi atë të largohej, duke e mbajtur për krahu dhe duke i mbajtur bastunin në dorën tjetër.

Muslim man, Jewish woman become symbol of unity after Manchester attackKjo erdhi pasi policia britanike tha se po ndjek një rrjet në hetimin e saj për bombardimin vetëvrasës të Mançesterit që vrau 22 vetë të hënën, tha kreu i Policisë së Madhe të Mançesterit.

“Unë mendoj se është shumë e qartë që po hetojmë një rrjet”, u tha gazetarëve shefi i komandës Ian Hopkins.

“Dhe siç e thashë, vazhdojmë me një ritëm. Janë disa hetime dhe aktivitete të gjera që po zhvillohen në të gjithë Mançesterin e Madh, ndërsa ne flasim”. / © Gazeta Impakt