Burri që vrau 6 vetë në xhamine e Quebec-ut dënohet me burgim të përjetshëm

Një 29-vjeçar kanadez i cili kreu sulmin më të keq ndaj myslimanëve në Perëndim, kur ai vrau gjashtë adhurues në një xhami në Quebec City në vitin 2017, u dënua të premten me burgim të përjetshëm.

Alexandre  Bissonneta sidoqoftë do të duhet të presë 40 vjet – më shumë se zakonisht – para se të kërkojë lirimin me kusht.

Gjyqtari Francois Huot hodhi poshtë një kërkesë për ndjekje penale për një dënim 150 vjeçar, i cili do të ishte më i gjati ndonjëherë në Kanada, por gjithashtu vuri në dukje në vendimin e tij se vrasësi kishte “urrejtje të emigrantëve muslimanë”./ dailysabah/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne