Bursa saudite pëson 22 miliard dollarë dëme brenda një muaji

Në korrik, bursat e Arabisë Saudite humbën rreth 22 miliardë dollarë.

Sipas agjencisë IRNA, disa prej mediave të rajonit kanë raportuar se tregu i bursës në Arabinë Saudite me një vlerë totale prej 448 miliardë dollarësh, ka hasur një rënie prej katër dhe gjashtë të dhjetat e indeksit në korrik. Sipas raportit, rënia e fitimeve të shumë kompanive të mëdha saudite në tremujorin e dytë që nga viti 2017 ka ndikuar në çmimet e tregut të aksioneve të Arabisë Saudite. Disa ekspertë ekonomikë besojnë se mosmarrëveshjet në krye të sundimit saudit dhe paqëndrueshmëria e menaxhimit, tensionet midis Arabisë Saudite dhe Katarit, si dhe lufta e Jemenit, kanë ulur vlerën e bursave të Arabisë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne