Rajoni

Burundi tërheq njohjen për Kosovën, shkak ekstremistët katolik Gjergj Dedaj e Anton Berisha

Burundi tërhoqi zyrtarisht njohjen e Pavarësisë së Kosovës, kjo “falë” Serbisë e cila po lobon pareshtur në këtë drejtim.

Përkundër se vendit ju hoq një njohje, zyrtarët e lartë të Kosovës nuk patën kohë të merren me këtë çështje, pasi më e rëndësishme, për ta, del të jetë shkarkim/ngarkimi i ministrave, e çështje tjera dytësore.

Teksa qytetarët e Kosovës shohin shteti fqinjë, Serbinë, i cili tashme ka nisur festën për arritjen që diplomacia e shtetit të saj po vazhdon të korrë në këtë drejtim, Kosova ka vendosur të heshtë, e të mos e thotë as edhe një fjalë se çfarë po ndodhë

Kur ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli thirret nga mediat se a është e vërtetë se vendi ka një njohje më pak dhe a është njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme për këtë ç’njohje, ai fatkeqësisht thotë se nuk është në dijeni.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e ka pasur këtë lajm teksa edhe është takuar sot me homologun e tij nga Burundi, Alain Aime Nyamitwe, ku siç citojnë mediat serbe, ai edhe zyrtarisht ka marrë notën verbale për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga shteti i Burundit.

Lajmi.net sot gjatë gjithë ditës ka provuar të bie në kontakt me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, se pse nuk ka reaguar dhe a kanë marrë notë verbale për ç’njohje, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

E si shefi tyre kanë vepruar edhe zëvendësministrat, Gjergj Dedaj e Besnik Hoti, e këta të fundit rrallë herë marrin guximin të deklarohen për media, por edhe kur deklarohen “godasin”, për të keq.

Siç ndodhi jo shumë kohë më parë kur ishte pikërisht ky shtet i cili kishte paralajmëruar tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa qëndrimi i dy zëvendësministrave të Jashtëm, Anton Berishës dhe Gjergj Dedaj, ishte se njohja nga lloji i shteteve si Burundi, nuk çon asnjë peshë për Kosovën.

E pas kësaj deklarate thuhet se Burundi u ndikua dhe ja ku jemi sot, me një njohje më pak.

Shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, pa Burundin, janë 115./ drenicasot

OPINIONE