Shqiperia

Bushati: Arta Marku një kamikaze, u tregua një zhele e përdorshme

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar zgjedhjen e Arta Markut, si kryeprokurore e përkohshme. Sipas Bushatit, Marku u përdor nga politika dhe mënyra si ajo u zgjodh flet shumë për punën që ajo do të bëjë në këtë institucion.

“Kur pranon të betohesh dhe në ato kushte skandaloze, ti je një zhele e përdorëshme, pra ti nuk mund të thuash që je njeri i paanshëm. Ai komision që u ngrit, ishte si komisioni që ngriti Saliu pas 21 janarit,. Deri sa pranoi të zgjidhet në atë mënyrë jo Lu dhe Vlahutin ta çertifikojë, nuk më bind sepse e tregoi veten që është kamikaze politike. Kur shoh që një njeri është kaq i gatshëm të përdoret, nuk mund të jetë garant i procesit.”

Sipas Bushatit, zgjedhja e Markut me votat e mazhorancës, shërben edhe për të demotivuar prokurorët e tjerë

“Suksesi i Edi Ramës nuk është që ka vënë Arta Markut, por i tregoi gjithë trupës së prokurorëve, që këtu jam unë që me 69 vota bëj dhe zhbëj emra, për nënpunësit që i intereson vetëm si e do muhabetin shefi, kuptojnë që këtu vendoska vetëm Edi Rama. Kjo e bën cdo njeri të tkurrur dhe të mos ketë guximin ti kundërvihet pushtetit”

OPINIONE