Shqiperia

Bushati: Berisha, Nano, Rama dhe Meta i kanë bërë shqiptarët të arratisen nga vendi

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka debatuar me Astrit Patozin, lidhur me rolin e Bashës dhe Berishës në Partinë Demokratike. Patozi mendon se e keqja e PD-së është Lulzim Basha dhe se partia ka qenë më e suksesshme me Berishën në krye. Por, analisti Bushati mendon ndryshe. Sipas tij, Sali Berisha, Edi Rama, Fatos Nano dhe Ilir Meta janë njerëzit që i kanë bërë shqiptarët të ikin nga vendi dhe se nuk është një alternativë e mirë, që Basha të jetë si Berisha.

“Problemi real është që, ose do i marrim PD-në dhe PS-në si dy kufoma që po i marrin frymën Shqipërisë, që janë, ose si dy forca që garojnë më njëra tjetrën. Basha nuk ka një parti më të keqe se Rama, atëherë si shpjegohet ky rezultat i keq? Ka fakte të tjera. Nuk mund ti kërkojmë të gjitha difektet vetëm tek mëkatet e Bashës.
Kur bëtë krahasimin midis Berishës dhe Bashës, duket sikur është Berisha që PD-së i ka sjellë suksese. Unë mendoj se Berisha, Nano, Rama, Meta, i kanë bërë shqiptarët të arratisen nga Shqipëria. Nëse alternativë e mirë e Bashës do të jetë Berisha, atëherë më mirë kemi Bashën.”