Bushati: Fjalimi i Metës kundër ndërkombëtarëve, ndihej i fortë sepse u përkrah nga shqiptarët që nuk votuan

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar fjalimin e presidentit Meta dhe sulmin e tij ndaj ndërkombëtarëve. Bushati tha se Meta foli nga pozitat e fitimtarit, për shkak se u përkrah nga ata shqiptarë që refuzuan farsën e 30 Qershorit, duke goditur në njëfarë mënyrë edhe vetë ndërkombëtarët.

“Padyshim ka patur një presion shumë të madh ndërkombëtar që të mos përfillet asnje ligj, asnjë normë, asgjë, vetëm në emër të eleminimit të një krize apo përplasje. Deri diku u arrit. Fakti që opozita pothuajse u zbyth nga ato që kishte thënë, ishte refleks i kësaj.

Nga ata që mund të quhen faktor kundër Ramës, vetëm Ilir Meta ka marrë përsipër të denoncojë jo vetëm farsën e Ramës, por edhe mbështetjen ndërkombëtare. Fjalimi i Metës, ishte fjalimi i një njeriu që ka patur ankthin deri në 30 Qershor, a do dëgjojnë shqiptarët Palmer, Sorecën dhe Mogherinin?

Në këto votime, u votua edhe me nerv kundër ndërkombëtarëve. Në këtë kuptim, këtu mund të themi, se kemi një humbje legjitimiteti të shumë faktorëve ndërkombëtarë, të cilët u testuan në 30 Qershor. Për këtë, Meta e ka kaluar ankthin e 30 Qershorit dhe pasi ka marrë këtë konfirmim që mospjesëmarrja e shqitparëve në zgjedhje ishte një goditje që nga Palmer tek Mogherini.

Pati nja dy lajthirje në fjalim, nuk jam tek ata që besoj tek komplotet me Soros, apo ato që tha për këta Mic Sokolërat. Thelbi është që Meta pas 30 Qershorit, ndihej i fortë, sepse u përkrah nga ata shqiptarë që nuk dolën në zgjedhje”./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne