Bushati në Ukrainë për njohen e shqiptarëve të Odesës: nuk e njohim Krimenë si pjesë të Rusisë

Ditmir Bushati ka deklaruar nga Ukraina se Tirana zyrtare nuk e njeh pushtimin e Krimesë nga Rusia.

Këtë e bën të ditur Ministria e Jashtme në një njoftim për shtyp. Shefi i diplomacisë shqiptare ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kiev ku ka shprehur dhe qëndrimin e Tiranës zyrtare.

“Ministri Bushati rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”, theksohet në njoftimin për shtyp të MEPJ.

Por pse ka qenë Bushati në Ukrainë? Me një mision nacional, ku është detyruar pra që t’i japë dhe një pagesë diplomatike qeverisë së Ukrainës në konflikt me Rusinë. Ai  ka kërkuar legalizimin e minoritetit shqiptar në Odesë të Ukrainës.

Ky minoritet është larguar nga Shqipëria në shekullin e XVIII dhe janë me origjinë nga Himara. Caresha ruse Katerina ju dha toka himariotëvë që luftuan krah Rusisë kundër Turqisë.

“Bushati e veçoi diasporën shqiptare si një element të rëndësishëm dhe urë miqësie mes dy vendeve. Ai vlerësoi autoritetet ukrainase për trajtimin e diasporës në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, theksohet në njoftimin e MPJ. Bushati ka nderuar edhe viktimat e përplasjes së vitin 2014.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne