Bushati: Turp dhe parodi që ambasadori Lu të na diktojë kë të arrestojmë!

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e ka quajtur një turp dhe një parodi, ndërhyrjen e ambasadorit Lu dhe ambasadore Vlahutin në sistemin e drejtësisë. Sipas Bushatit, një drejtësi e kapur nga Rama, Berisha dhe Meta, nuk ka asnjë ndryshim nga një drejtësi e kapur nga Lu dhe Vlahutin.

“A po kemi një gjueti shtrigash kundër Adriatik Llallës? Nuk e vë dorën në zjarr se Llalla mund të jetë një zyrtar i korruptuar. Por sot jemi në pikën kur është formëzuar reforma në drejtësi.
Nëse vijmë tek një drejtësi që nuk e ka kapur Rama, Berisha dhe Meta por e ka kapur Lu dhe Vlahutin, nuk kemi bërë drejtësi.Nëse na tregon amabsadori kush duhet arrestuar, kur ka pastruar paratë, kjo nuk është drejtësi. Kjo është parodi dhe turp. Llalla mund të ketë bërë korrupsion, por më shqetëson fakti se po kalojmë në sistemin e një drejtësie të dirigjuar. Preç Zogaj ka thënë dikur, para Ryerson zgjedh Fatos Nanon. Edhe unë zgjedh Edi Ramën. Më mirë ta dirigjojë Edi Rama, se një ambasador që ikën pas 3 vjetësh në pension dhe lë një kala në Shqipëri.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne