Buxheti 2018, Kuvendi 90 milionë lekë për blerje makinash, bar-restorant dhe ashensor

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar dje propozimet e bëra nga komisionet e tjera parlamentare gjatë diskutimeve të zërave të parashikuara në projektligjin për Buxhetin e Shtetit 2018. Ai është treguar mjaft dorëlëshuar në parashikimin e shtesave kryesisht për organet e reja të hetimit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe shpenzimeve për blerje autoveturash, rikonstruksion bar-restorant,

Kështu, 90 milionë lekë do të jenë në dispozicion për blerje autoveturash, rikonstruksion bar-restorant, blerje dhe montim ashensori në sallën plenare, aplikacionin e Kuvendit të Shqipërisë në internet si dhe disa shpenzime të tjera.

Në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme janë marrë parasysh shtesa në shpenzime operative prej 35.5 milionë lekësh për Projektin e regjistrimit të shtetasave që jetojnë jashtë Shqipërisë. Po kështu, kjo ministri arriti të bindë deputetët t’i akordojnë 113 milionë lekë rritje të shpenzimeve të personelit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne